si te instalojme gps ne makine

Si të montojmë një GPS në makinë

, by Admir Admiri, 3 min reading time

Montimi i një GPS në makinë për të monitoruar vendndodhjen, historikun e lëvizjeve apo shpejtësinë është mjaft i thjeshtë, hapat e instalimit do ua tregoj ne ketë postim.

Montimi i një GPS në makinë për të monitoruar vendndodhjen, historikun e lëvizjeve apo shpejtësinë është mjaft i thjeshtë, hapat e instalimit do ua tregoj ne ketë postim.

Mjetet e nevojshme të punës:

  •         Gjurmues gps
  •         Çeles për lirimin dhe shtrëngimin e vidave
  •         Kapëse plastike (opsionale)
  •       Kartë sim me ofertë

GPS të cilin do demonstrojmë instalimin

 

Hapi 1 – Montimi tek makina.

Mënyra më e thjeshtë e lidhjes është montimi direkt tek bateria, për ta montuat lidhim fijen e kuqe të gps tek poli pozitiv i baterisë, dhe fijen e zezë tek poli negativ i baterisë ose tek ndonjë pjese metalike e makinës.


Hapi 2 – Vendosja e kartës sim dhe konfigurimi

Vendosim kartën sim tek pajisja gps dhe më pas e mbyllim kapakun. Karta sim duhet të jetë pa kod pin, dhe te ketë te aktive nje paketë interneti dhe sms sa për të bërë aktivizimin.

Më pas dërgojmë një sms tek numri që ndodhet në pajisje, me tekst që përfshin në apn e numrit tuaj në varësi të operatorit One/Vodafone, për GPS në foto dërgohet ky SMS:

Për numrat One: APN,internet.one#

Për numrat Vodafone: APN,vodafoneweb#

Nëse montimi është bërë i saktë dhe karta është e rregullt athëherë ju do të merrni nje sms në kthim me tekst: APN ok.

Në këtë moment nëse tentoni të telefononi numrin që ndodhet në pajisje do ju vijë automatikisht një sms me vendndodhjen aktuale të GPS.

 

Hapi 3 – Konfigurimin i aplikacionit.

Shkarkojmë aplikacionin e GPS ne appstore ose playstore , gps të ndryshëm kanë aplikacione të ndryshme si Securemore plus, sinotrack, dyegoo, AKSH etj. Për gps ne foto ne do të na duhet te instalojmë aplikacionin securemoreplus.

Për tu rregjistruar/loguar në aplikacion përdorim si usename imei-n që ndodhet tek kapaku i gps (çdo gps ka një imei unik), dhe si fjalëkalim përdorim kodin e zakonshëm 123456.

Pasi të jemi loguar duhet të na shfaqet pozicioni i saktë i mjetit tonë, në aplikacion ne përveç vendndodhjes mund të shohim historikun nga ka lëvizur makina, shpejtësinë e makinës, mund të vendosim geo-fence (gardh që kur tejkalohet kufiri i tij jep alarm në aplikacion), mund të shohim numrin e kilometrave dhe oraret e lëvizjes etj.

GPS e përdorur për instalim mund ta gjeni këtu: https://blingu.al/products/gps-per-automjete

Gjithashtu mund të ndiqni edhe këtë video demonstruese të instalimit:

 

Tags


Blog posts

Login

Forgot your password?

Don't have an account yet?
Create account