Rreth nesh
Rreth Nesh
Mirësevini në Blingu.al – destinacionin tuaj të preferuar për teknologji dhe aksesorë inovativë! Ne jemi një dyqan online që ofrojmë produkte cilësore për argëtim, kujdes personal, pajisje inteligjente dhe shumë më tepër.
Kush Jemi Ne?
Blingu.al u krijua në vitin 2022 nga një grup të rinjsh entuziastë të teknologjisë, me pasion për inovacionin dhe një dëshirë për të sjellë produktet më të mira dhe më të fundit për konsumatorët shqiptarë dhe jo vetëm. Me një vizion të qartë për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer blerjeje online, ne kemi ndërtuar një platformë të besueshme dhe të lehtë për përdorim.
Çfarë Ofron Blingu.al?
Pajisje Elektronike & Argëtim – Kufje, bokse, konzola lojërash, video lojëra dhe shumë të tjera.
Shtëpi & Dekor – Pajisje inteligjente, ndriçim modern dhe zgjidhje të zgjuara për ambientin tuaj.
Kujdes Personal – Produkte inovative për mirëqenie dhe shëndet.
Aksesorë për Makina – Kamera për makina, GPS dhe pajisje të tjera të dobishme.
Pajisje Inteligjente – Smartwatch, skuterë elektrikë dhe teknologji të reja për jetën tuaj të përditshme.
Pse të zgjidhni Blingu.al?
Produkte cilësore dhe me garanci – Ne ofrojmë vetëm produkte të përzgjedhura dhe që mbulohen nga garancia me qëllim që ju të ndiheni të sigurtë në blerjen tuaj.
Shërbim i shkëlqyer ndaj klientit – Ekipi ynë është gjithmonë i gatshëm për t’ju ndihmuar.
Çmime konkuruese– Gjithmonë çmime konkurruese dhe oferta të vazhdueshme.
Dërgesë e shpejtë – Shërbim i shpejtë dhe transport FALAS në Shqipëri, dërgesa të shpejta për vetëm 5 euro në Kosovë.
Blingu.al është më shumë se një dyqan online – është një eksperiencë e re blerjeje ku në fokus është shërbimi ndaj klientit dhe ofrimi i produkteve që ju keni nevojë me çmim konkurues brenda një kohe të shkurtër.