Politikat e rimbursimit dhe transportit

Politika e Rimbursimit dhe Kthimit

1. Kohëzgjatja e Politikës

Politika jonë për kthimet zgjat 3 dite nga data e blerjes. Nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë nga blerja juaj, për fat të keq, nuk mund t'ju ofrojm ndërrim.

2. Kriteret për Kthim

Për t'u kualifikuar për kthim, artikulli juaj duhet të jetë i pademtuar dhe në të njëjtën gjendje siç e keni marrë. Gjithashtu, duhet të jetë në paketimin origjinal.

3. Procesi i Kthimit

Për të iniciuar një kthim, ju lutemi kontaktoni shërbimin tonë të klientit brenda 3 ditëve nga marrja e produktit. Ju do të merrni udhëzime të mëtejshme mbi mënyrën e kthimit të produktit. Bleresi mbulon kostot e kthimit.

4. Kostot e Kthimit

Tarifa e shërbimit postar për kthimin paguhet nga klienti. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për humbjet ose dëmtimet gjatë transportit të kthimit.

5. Përjashtimet

Ne nuk ofrojmë rimbursime ose kthime në rastet që përfshijnë:

  • Reaksione alergjike ose kushte të pafavorshme të lëkurës për shkak të produkteve që ne shesim.

  • Produkte të dëmtuara nga klienti.

  • Artikuj të blerë me zbritje ose në ofertë speciale.

6. Rimbursimet

Pasi të kemi marrë dhe inspektuar kthimin tuaj, do t'ju njoftojmë për aprovimin ose refuzimin e rimbursimit tuaj. Nëse aprovohet, rimbursimi do të përpunohet dhe një kredit do të aplikohet automatikisht në metodën tuaj origjinale të pagesës brenda një afati të caktuar ditësh.

7. Shkëmbimet

Ne zëvendësojmë artikujt vetëm nëse janë të dëmtuar ose me defekt. Nëse keni nevojë të shkëmbeni një produkt për të njëjtin artikull, na kontaktoni në blingaboo.shop@gmail.com .

8. Garancia Për produktet që janë në garanci, nuk është e nevojshme që paketimi të jetë i rregullt. Përjashtohen nga garancia produktet që kanë dëmtime fizike, dëmtime të shkaktuara nga rryma elektrike, lagështia ose faktorë të tjerë të jashtëm apo nëse produkti është i modifikuar. Procesi i kthimit të një produkti me garanci kërkon që blerësi ta dërgojë produktin në adresën e caktuar nga shitësi. Pasi pakoja të mbërrijë, shitësi do të vendosë nëse do ta riparojë produktin, ta zëvendësojë me një produkt tjetër ose të bëjë kthim të parave.

9. Kontakt

Për pyetje të mëtejshme në lidhje me politikat tona të rimbursimit dhe kthimit, ju lutemi na kontaktoni me shërbimin tonë të klientit ose në email: blingaboo.shop@gmail.com

 

Politikat e Transportit

1. Informacione të Përgjithshme Ne në Blingu.al bashkëpunojmë me kompani postare për të siguruar dërgesa të shpejta dhe të sigurta për klientët tanë. Ne do të përpiqemi në maksimum që dërgesa të vijë sa më shpejt të jetë e mundur.

2. Afatet e Dërgesës

  • Tiranë: 1-2 ditë pune

  • Rrethet e Shqipërisë: 2-3 ditë pune

  • Kosovë: 5-7 ditë pune

Ju lutemi, vini re se këto janë afate të përafërta dhe mund të ndryshojnë në varësi të faktorëve të jashtëm.

3. Përgjegjësia për Vonesat Ne nuk mbajmë përgjegjësi ligjore për vonesat e shkaktuara nga kompanitë postare dhe nuk mund të garantojmë që porosia do të mbërrijë brenda afateve të lartpërmendura. Në rast vonese, këshillojmë klientët tanë të kontaktojnë drejtpërdrejt kompaninë e transportit për më shumë informacion.

4. Dëmtimet dhe Humbjet Gjatë Transportit Në rast dëmtimi ose humbjeje të pakos gjatë transportit, rekomandojmë të kontaktoni kontaktoni drejtpërdrejt ne ose kompaninë postare për të hapur një çështje zgjidhjeje.

5. Na Kontaktoni Nëse keni pyetje ose paqartësi në lidhje me transportin, ju lutemi na kontaktoni në email blingaboo.shop@gmail.com ose Whatsapp +355 68 948 4529.

.