Përshkrimi
Hie-Q Vision Max është një tablet i fuqishëm dhe praktik, ideal për përdorim të përditshëm, punë, mësim dhe argëtim. Me ekran të madh dhe performancë të qëndrueshme, ofron një eksperiencë të plotë për përdoruesit.
Tableti vjen me ekran 10.1 inç IPS HD me rezolucion 1280×800, duke garantuar pamje të qartë, ngjyra të gjalla dhe kënd të mirë shikimi për video, dokumente etj. Procesori Octa-Core siguron funksionim të shpejtë dhe të qëndrueshëm për aplikacione, multitasking dhe përdorim të përditshëm.
Falë baterisë së fuqishme 6000 mAh, Hie-Q Vision Max ofron përdorim afatgjatë pa nevojë për karikim të shpeshtë. Pajisja mbështet lidhje të shpejtë WiFi, duke e bërë ideale për punë online, mësim dhe argëtim.
Tableti është i pajisur me kamerë të pasme 8 MP dhe kamerë përpara 5 MP, të përshtatshme për video-thirrje, foto dhe përdorim bazë multimedial. Dizajni modern dhe i hollë i jep tabletit pamje elegante dhe profesionale.
Falë cover-it dhe tastierës së përfshirë, tableti mund të përdoret lehtësisht si mini-laptop, duke e bërë shumë praktik për shkrim, mësime online dhe punë zyre.