
Si të Zgjedhim Dronin e Duhur Për Nevojat Tona
11 min reading time

11 min reading time
Në këtë artikull do ju shpjegojmë si të zgjidhni një dron në varësi të kërkesës tuaj nëse jeni amator, profesionist, po kërkoni një dron për fëmijën tuaj, apo nëse jeni fermer ose fotograf.
, by Admir Admiri, 7 min reading time
Në këtë artikull do ju shpjegojmë si të zgjidhni një dron në varësi të kërkesës tuaj nëse jeni amator, profesionist, po kërkoni një dron për fëmijën tuaj, apo nëse jeni fermer ose fotograf.
Blerja e një droni mund të duket si nje veprim i thjeshtë por shpesh herë mund të bëjmë zgjedhjen e gabuar duke mos pasur përvojën e duhur në blerje të mëparshme.
Në këtë artikull do bëjmë nje shpjegim se çfarë droni mund të na nevojitet për nevojat tona këtu ne Shqipëri duke u nisur nga kushtet e tregut, buxheti, kushtet e klimës dhe terrenit në vendin tonë.
Dronat do ti ndajmë ne kategori të ndryshme sipas nevojave tona.
Nëse jeni tërësisht fillestare dhe nuk keni keni komanduar asnjëherë dron ateher do ju sugjeronim nje dron me çmim 4000-6000 Lekë që përmbush disa kritere minimale dhe njëkohësisht nuk vret xhepin tuaj ne rast dëmtimi apo humbjeje.
Ky dron duhet të ketë keto parametra minimal:
Blingu.al sugjeron këto modele për fillestarë:
Nëse doni të blini një dron për femijën tuaj atëherë sugjerohet nje dron ekonomik që zakonisht variojne nga 2500-5000 Lekë.
Para se ta blini sigurohuni që droni është me bateri të karikueshme, ka mbrojtëse helikash, shoqërohet me telekomandë. Këta lloj dronësh shoqërohen edhe me helika rezervë.
Tek Blingu.al mund të gjeni këto dronë të përshtatshëm për fëmijë:
Nëse doni një dron për të mbikëqyrur fermen ose gjënë e gjallë nga distanca atë hëre ju duhet nje dron që përshkruan një distance mesatarish 3km në vijë ajrore dhe të mbajë deri 20 minuta bateri sa per te kryer rrugëtimin vajte ardhje
Parësore në këtë dron eshte prania e një GPS të integruar dhe kamer me cilesi te mië (jo patjetër 4K). Duke qenë se terreni pritet te jetë me pengesa dhe malor (peme, shtylla, kabllo) keshillohet te jetë i pajisur edhe me sensor ndaj pengesave.
Gjithashtu eshte e domosdoshme që droni te ketë aplikacionin e tij per te vrojtuar në kohë reale kameren, duhet që telekomanda te punojë me sinjal Wi-Fi 5 GHz.
Dronë të tillë kanë opsion për vetëkthim dhe ju lehtësojnë mjaft procesin e kthimit si the kthehen vetë në rast problemi si humbje kontakti vizual, bateri e dobet apo shkëputje nga GPS.
Droni me gps ju lejon qe nga aplikacioni të caktoni në hartë trajektoren që duhet të përshkruajë, pra ju i thoni vendin e nisjes dhe vendin ku duhet te shkojë dhe e kryen vetë këtë proces pa nderhyrjen tuaj (psh nga shtepia tek toka dhe anasjelltas).
Në këtë lloj droni nuk nevojitet që droni të kete opsione si 360 flip, follow me. Këta dronë kushtojne rreth 15000-25000 Lekë.
Ne ju sugjerojmë këto modele për mbikqyrje të fermës:
Nëse ju duhet një dron i tillë do të thotë që ju jeni tashme të familjarizuar me dronët.
Në një dron të tillë duhet të keni parasysh këto parametra dhe specifika.
Droni duhet të ketë patjër kamër cilësore 4K me stabilizues gimbal. Duhet të keni edhe 1-2 bateri rezervë, droni duhet te jetë me GPS. Të sigurojë shmangien e pengesave të papritura. Telekomanda duhet të jetë me sinjal Wi-Fi 5 GHz. Nuk është parësore distanca që përshkruan droni (2-3km mjaftojnë) por duhet vënë fokusi tek kamera dhe stabilizimi, si dhe njeharë rezistence ndaj erës.
Droni duhet të ketë opsion për caktimin e trajektores, follow me, rrotullim 360 grade, filmime panoramike ne mënyrë panoramike.
Çmimi për këto dronë varjon nga 20000 Lekë për markat e thjeshta deri në 100000 Lekë për ata më të fuqishmit dhe markat më të mira.
Dronë të sugjeruar për të tilla filmime:
Nëse ju nevojitet dron për të tranportuar sende të lehta si pako të thjeshta, qese, ose sende te vogla atëherë ju duhet një dron që të ketë patjetër mekanizëm kapjeje dhe lëshimi të peshës. Dhe mekanizmi duhet të jetë i komandueshem me buton nga telekomanda. Gjithashtu droni duhet te ketë GPS, kamer te thjeshtë për të parëe nga kamera se ku po ikën droni.
Duke qenë se droni do mbajë peshë kërkohet që bateria të jetë të paktën 2200mAh pasi pesha e sforcon shumë dronin dhe ja ul goxha jetegjatësinë. Droni duhet të jetë me vetëstabilizim pasi edhe vetë pesha që do ngrejë ben që droni të humbasë ekuilibrin dhe të keni vështirësi ne komandim ose mund të bjerë në toke. ASNJËHERË MOS E TEJKALONI PESHEN E LEJUAR TË DRONIT, pasi nje renie e peshës mund ti bjerë dikujt në kokë ose te demtojë pronën e tjetrit. Aplikacioni i dronit duhet të ofroje opsionin për caktimin e trajektores së dronit, qe ju ta keni te thjeshte leshimin e pakos, nëpërmjet ketij opsioni droni e gjen vetë rrugën dhe juve ju mbetet vetëm të bëni lëshimin/uljen.
Blingu.al e ofron një dron të tille me mekanizmin ngritës dhe lëshues:
Nëse po kërkoni një dron për te kryer spërkatje, plehërime ose skanime në parcela atëhere ju duhet nje dron me beshëmbajte shumëe të larte, duhet te ketë koshin për mbajtjen e lendës së parë, bateri shume të fuqishme si dhe sensor të avancuar për caktimin e terrenit që do kalojë. Këto dronë duhet të shoqërohen patjetër me projekte trajnimi për të mësuar përdorimin e tyre pasi janë të komplikuar.
Në bazë të kapacitetit dhe parametrave ata varjojnë nga 2000-20 mijë euro.
Dronët për opeacione kërkim shpëtimi ose vrojtime në distancë të largët kërkojne nje teknologji qe tju mundësoje video-transmetim në distanca të largëta ( keto dron duhet të përshkruajnë distanca deri 20Km) dhe të ruajne kontrollin me telekomandë.
Duhet që të jenë rezistent ndaj ujit, bores ose eres. Nje pjesë e tyre kanë edhe kamër infra red.
Duhet që të kenë një bateri me kapacitet të lartë që të përshkruajë distanca të largëta.
Në Shqipëri terreni është kryesisht malor dhe duhet që droni të ketë edhe aftësi për tu ngjitur ne lartësi të mëdha dhe të ruajë lidhjen me telekomandën edhe nese ai kapercen nje mal ose koder. Për të zgjidhur këtë problem këta dronë pajisen edhe me module 4G me karta sim për lidhje më të qëndrueshme.
Çmimi i tyre varjon në mbi 90 mijë Lekë të reja në modelet me të thjeshta të dronëve për kerkim shpëtim ose emergjenca.
Blingu.al sugjeron dronin FIMI X8T V384 si të përshtatshëm për operacione kërkim shpëtimi.